Jose Mourinho e “dhunon” mjeken e klubit

Pasi e quajti naive dy ditë më parë gjatë ndeshjes me Sëanseas, ku luajtën 2:2, trajneri i Chelseat, Jose Mourinho tani e përjashton nga stërvitja dhe hoteli mjeken e parë të klubit, Carneiro.

Sipas mediave britanike, palët kanë acaruar marrdhëniet pas ndeshjes së fundjavës, ku ajo nuk ishte në dijeni nëse Eden Hazard ishte i lënduar pas shtrirjes në fushë, për çka Mourinho e quajti naïve.

Tani portugezi luan ‘ping pong’ me mjeken e lojtarëve, duke mos e lënë as në stërvitje, derisa e ka dënuar të mos jetë fare as në ndeshjen e radhës kundër kundër Manchester Cityt.