Jose Mourinho befason të gjithë me nofkën e re për Romelu Lukakun

Jose Mourinho thotë se Romelu Lukaku është një ”bishë”, por pranon se belgu është i lodhur.

Reprezentuesi i Belgjikës ka shënuar vetëm katër gola në 19 paraqitjet e tij të fundit pas kalimit nga Evertoni, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

Trajneri i tij e di se 24-vjeçari ka nevojë për pushim, por portugezi thotë se kjo është e pamundur për shkak se nuk ka opsione tjera për sulmin.

Zlatan Ibrahimovic nuk është ende në formën e duhur pas lëndimit, teksa Mourinho nuk beson shumë te Anthony martial dhe Marcus Rashford për pozitën e sulmuesit qendror.

Lukaku

”Jo, nuk mund ta pushoj atë. Ai është i lodhur, por fizikisht është një bishë”.

”Megjithatë, Lukaku nuk është makinë. Ai është duke e ndjerë lodhjen tashmë”.

”Së pari, njerëzit nuk duhet të jenë falënderes tek ai. Unë duhet të jem, dhe jo të tjerët”.

”Kjo pasi që të luaj 19 apo 20 ndeshje në Premierligë nga 90 minuta është gjë e pabesueshme”, u shpreh Mourinho. /Gazeta Olle/

Lukaku