Josa thërret në takim urgjent kryesinë e klubit, a do të largohet?

Zhvillime të papritura tek FC Prishtina. Trajneri Mirel Josa mund të befasojë me largimin e tij.

Edhe pse nuk ka asgjë zyrtare, Gazeta Olle mëson se Josa ka ftuar në një takim urgjent kryesinë e klubit.

Pavarësisht se ka marrë mbështetjen e plotë nga kryesia e klubit, pas dështimit në rrethin e parë parakualifikues të Ligës së Evropës, Josa ka mundësi që sot të japë dorëheqje.

Varianti tjetër është se Josa mund të kërkojë largimin e ndonjë lojtari.

Prishtina nisi dje përgatitjet për edicionin e ri. /Gazeta Olle/