Josa ndryshon formacion dhe kërkon fitoren e parë në Podujevë

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa do ta kërkojë fitoren e parë pikërisht nesër.

Pas dy barazimeve ai shpreson që e treta e vërteta do të ndodh në “Zahir Pajaziti”.

Llapi dhe Prishtina, takohen në kuadër të javës 8 të Vala Superligës.

 

Llapjanët kryesojnë renditjen, kurse kryeqytetasit janë të dytët.

“Në momentet që ndeshemi me skuadrën që është e para në klasifikim, pavarësisht rezultatit që e pati në ndeshjen e fundit, e vlerësojmë këtë skuadër maksimalisht. Vlerësimet duhet bërë maksimalisht, sepse i shkojmë përshtat një skuadre që luan futboll si Prishtina”, thotë Josa për “prishtinafc.com”, raporton GazetaOlle.com.

llapi2

“Jam i kënaqur deri tash me mënyrën se si djemtë po sillen në fushën e lojës në mënyrën sportive. Duke respektuar çdo kundërshtar, sepse diferencat e futbollit në Kosovë janë shumë të vogla. Ndërsa, ne si skuadër kemi probleme, sepse kemi disa lojtarë jashtë kondicionit të tyre. Por, kam besim që me futbollistët që disponojmë do të dalim me rezultat pozitiv. Normal që shkohet për të fituar, por të gjitha gjërat do t’i tregoj fusha duke pasur parasysh edhe zhvendosjet që do t’i kemi në formacion”, shtoi ai.

“Edhe barazimet që kemi pasur janë të pranueshme, sepse nuk humbet ndeshja, pavarësisht që kuptohet do të më leverdiste një fitore e jo dy barazime. Por, skuadrat nuk kanë shumë diferenca dhe këtë më së miri e ilustron ngjeshja e skuadrave në tabelë. Pra, duke parë kampionatin, mua më intereson të përmirësohet ekipi nga java në javë dhe ky faktor më është treguar edhe me Feronikelin, pavarësisht janë skuadër me djem të mirë që luajnë futboll të mirë, por deri sa ishim me barazi numerike në fushë, ishte shumë mirë e vendosur në fushë dhe ishte skuadër që luajti futbollin me koncept”.

Mirel Josa

“Normalisht na mungoi goli dhe goli vije jo vetëm nga sulmuesi, por edhe nga lojtarët tjerë që vertikalizojnë në zonë. Dhe kur i marrim krejt këto parasysh, Llapin e kam parë si skuadër shumë kompakte që luftojnë të gjithë lojtarët dhe edhe pse futbolli është lojë argëtuese, fundja fundit është edhe një luftë, luftë sportive dhe egoja sportive për të marrë një ndeshje. Pra, skuadra që do të jetë më e përqendruar do të fitojë ndeshjen”, ka përfunduar kryetrajneri, Mirel Josa.

llapi