Josa ndjen keqardhje për tifozët

Skënderbeu ka qenë me fat në shortin e grupeve të Europa League. Emrat e mëdhenj janë shmangur, por për trajnerin Mirel Josa kundërshtarët nuk duhen nënvlerësuar.

“Më vjen keq për tifozët që shpresonin në kundërshtarë me emër më të madh në Europë, por medoj se edhe ky short është i fortë për ne. Sportingu, Beshiktashi dhe Lokomotiva e Moskës janë kundërshtarë të fortë dhe nuk mund të nënvlerësohen. Ata kanë treguar lojë të mirë në kampionatet e tyre dhe Kupat e Europës”, tha Josa menjëherë pas shortit për www.sportal.al.

Aventura e Skënderbeut në grupet e Europa League do të nisë më 17 shtator.