Josa: Këta lojtarë nuk funksionuan si duhet, ka diçka për Ahmed Januzin dhe Feronikelin

Feronikeli dhe Prishtina kanë ndarë pikët duke barazuar 0:0 në Superligën e Kosovës në futboll. 

Në një ndeshje të zhvilluar në fushë të vështirë të dëmtuar nga reshjet e shiut dhe borës, asnjëra skuadër nuk gjeti rrugën e golit.

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, e vlerësoi kështu ndeshjen në një prononcim për Super Sport Kosova, përcjellë GazetaOlle.com.

“Të dyja skuadrat kishin kushte të njëjta për futboll, I ftohti është për fusha të lëngëta për t’u luajtur futboll. Jam i kënaqur me pjesën e parë si në mbrojtje dhe në sulm. Duhej t’i shënonim gol Feronikelit në pjesën e parë, kurse në të dytën na mbajti Feronikeli më shumë në presion”.

mirel josa

Ai tregon se çka nuk funksionoi sot te Prishtina.

“Nuk funksionuam mirë në krahun e majtë, bashkëpunimi Makenda dhe Bashiru nuk funksionuan dhe këtu Feronikeli na hasi shumë probleme”.

Sidoqoftë, jam i kënaqur me lojën që po luajmë, mendoj se Ahmed Januzi duhet të mbështetet më shumë nga lojtarët”, potencoi Mirel Josa. /Gazeta Olle/

mirel josa mirel josa