Josa i shqetësuar: Skuadra ishte krejt ndryshe nga ajo e fundit të stionorit!

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa ka thënë se skuadra e tij duhej të ishte shumë më e kujdesshme në ndeshjen e sotme kundër Trepçës ’89, e cila e eliminoi në garën për Digitalb Kupën e Kosovës në futboll.

Trepça ’89 u mbrojt shumë mirë. Ne patëm qarkullim të topit, patëm edhe raste, por nuk shënuam. Mirëpo, mund edhe të pësonim gol. Duhej të ishim shumë më të kujdesshëm në përfundim të aksioneve, sidomos në pjesën e dytë dhe në vazhdime”, ka thënë Josa për Super Sport Kosova.

“Në gjuajtjet e penalltive Trepça ’89 ishte në epërsi psikologjike, pasi në kohën e rregullt e arriti qëllimin për atë që kishte ardhur”.

”Është keq që u eliminuam, por skuadra ishte krejt ndryshe nga ajo që ishte në fund të stinorit”, ka shtuar Josa, duke theksuar se kjo ishte ndeshja e parë zyrtare dhe dallon shumë nga miqësoret.

Prishtina në kuadër të javës së 18-të në Ipko Superligë do të përballet me Flamurtarin në kryeqytet, por do të jetë në cilësinë e ekipit mysafir.