Josa: Fitore e merituar, bravo lojtarëve për këmbënguljen

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, ka folur pas përfundimit të sfidës ndaj Llapit, duke u shprehur i lumtur me trepikëshin.

Ai përgëzoi djemtë për paraqitjen në fushë, sidomos në pjesën e dytë.

“Duhet përgëzuar djemtë për këmbënguljen dhe për mënyrën se si e zhvilluan ndeshjen. Te goli i Llapit nuk ishim të vendosur mirë. Në pjesën e dytë ndryshuam vendosjen dhe si rezultat i qetësisë dhe pasimit të fundit erdhën golat, të cilët na kishin munguar”, deklaroi Josa për Supersport, përcjellë Gazeta Olle.

“Kemi fat që luajmë në këtë fushë perfekte. Do të mundohemi në ndeshjet tjera të sulmojmë kur duhet dhe të dijmë të mbrohemi më mirë”, shtoi ai.

Prishtina fitoi 2:1 me dy gola në pjesën e dytë.

Ndërkohë, Llapi luajti me një lojtar më pak në fushë nga minuta e 76 pas përjashtimit të Bujar Idrizit. /Gazeta Olle/