Jo vetëm Tottenham, edhe gjiganti spanjoll pas Vedat Muriqit

Vedat Muriqin e pret e ardhme e ndritur. Sulmuesi i Kosovës vazhdon të bie në sy të gjigantëve të Evropës.
Pas Tottenham Hotspur, të cilët e vëzhguan në ndeshjen ndaj Anglisë, një tjetër skuadër e madhe është vënë pas tij.
Është Atletico Madrid, që sipas mediave turke do të dërgojë skautët në ndeshjet e Fenerbahces, raporton Gazeta Olle.
Muriqi kaloi këtë verë nga Rizespor në Fenerbahce, me të cilët shënoi dy gola në tri ndeshjet e para. Dy gola realizoi edhe në dy ndeshjet e Kosovës ndaj Çekisë dhe Anglisë.