Jo vetëm Skënderbeu, edhe Partizani i fiksuar pas futbollistëve kosovarë në Finlandë

Lum Rexhepi është pranë akordit me skuadrën e Partizanit.

Largimi i qendërmbrojtësit, Renato Gojkoviq nga të kuqtë, ka lënë bosh vendin në mbrojtje dhe tashmë drejtuesit janë në bisedime me 26-vjeçarin që luan në Finlandë.

Burime të sigurta bëjnë me dije për newsport.al që futbollisti në fjalë, i cili ka provuar të luajë edhe me përfaqësuesen e Kosovës, është pranë marrëveshjes me 15-herë kampionët e vendit.

Shtatlartësia e tij dhe saktësia në mbrojtje kanë bindur stafin teknik që të japë miratimin për transferimin e tij në Partizan, transmeton Gazeta Olle.

Megjithatë ende s’ka asgjë zyrtare, pasi fillimisht lojtari duhet të prishë kontratën në Finlandë, ku aktivizohet me skuadrën e Kups. 26-vjeçari ka një karrierë të pasur teksa ka luajtur kryesisht në Finlandë, por edhe në Norvegji me Lilestrom dhe në Hollandë me Go Ahead Eagles.