Jo skuadër shpëtoi nga rënia, ndërsa këto dyja jo

Sunderland e ka mposhtur Evertonin 3:0, për t’i shpëtuar rënies nga Premeirliga.

Fitorja e Sunderlandit ndaj Evertonit, ka bërë që Newcastle United dhe Norwich City të largohen nga Premierliga, përcjell Lajmi.net.

Kur ka mbetur edhe një xhiro deri në fund, Sunderlandi ka 38 pikë, katër më shumë se Newcastle dhe Norwich.
Paraprakisht nga elita e futbollit anglez për në Championship kishte rënë edhe Aston Villa.

Burnley dhe Middlesbrough janë ekipet e inkuadruara deri më tani, ndërsa edhe një skuadër tjetër do të bëhet pjesë e Premierligës përmes Play Offit.

Në ndeshjen derbi Liverpooli dhe Chelsea kanë ndarë pikët pasi barazuan 1:1.