Orari i ndeshjeve: Java e 20-të mund të sjell shumë ndryshime në renditje

Kur jemi futur në pjesën më të rëndësishme të kampionatit, skuadrat nuk po e heqin këmbën nga ‘gazi’ dhe kërkojnë në çdo fushë ta marrin maksimumin.

Java e 20-ë sjellë shumë derbi, si për kreun e renditjes, po ashtu edhe derbi të moçëm.

Lideri Prishtina do ta ketë një udhëtim të vështirë, pasi udhëton në Gjakovë për tu përballur me Vëllaznimin.

vellaznimi prishtina

Fitorja e Prishtinës në këtë ndeshje do të thoshte shumë për klubin nga kryeqyteti, por një barazim ose një humbje do ta rrezikonte pozitën e parë.

Në vendin e dytë gjendet Llapi me një pikë më pak që pret në shtëpi Dritën e vendit të dytë.

llapii

Fitorja e çdo njërës dhe humbja e Prishtinës, do ta dërgonte fituesin në pozitën e parë, ndërsa barazimi i tyre dhe fitorja e Prishtinës, do të ishte keq për të dy rivalët.

Liria që është në vendin e katërt do të udhëtojë te Gjilani që tashmë është i gjashtë.

Gjilani

Një fitore e Gjilanit do të ndodhte rokada në renditje, ndërsa nga këto ndeshje pret të përfitojë 89-shi që luan si mysafir i Besës në Pejë.

Edhe Feronikeli dhe Drenica mund të ngjiten në renditje, nëse marrin fitore ndaj Flamurtarit dhe Vllaznisë.

E shtunë:

Feronikeli – Flamurtari
Besa – Trepça ’89
Vëllaznimi – Prishtina

E diel:

Gjilani – Liria
Llapi – Drita

E hënë:

Vllaznia – Drenica

Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 13:00. /Gazeta Olle/