Jeton Beqiri fiton garën me Nehat Çitakun për kryetar të Federatës së Pingpongut të Kosovës

Jeton Beqiri është kryetar i ri i Federatës së Pingpongut të Kosovës.
Ai ka mposhtur Nehat Çitakun, kryetar i deritashëm.

Federata e Pingpongut mbajti sot zgjedhjet e jashtëzakonshme,pasi kuvendarët që nga 15 shkurti kishin votuar mocionin e votëbesimit.

“Zgjedhjet u mbajtën për tri organe: për Kryetarin, për antarët e bordit dhe për këshillin mbikëqyrës, të cilat u vëzhguan për se afërmi nga përfaqësuesit e departamentit të sporti dhe Komitetit Olimpik të Kosovës”, thuhet në njoftimin e FPPK, raporton Gazeta Olle.

Në garën për kryetar garuan dy kandidatë: Jeton Beqiri dhe Nehat Çitaku, pas procesit të votimit me shumicë të votave kryetari i ri i federatës u zgjodh Jeton Beqiri.

Pastaj u zgjodhën edhe anëtarët e rinj të bordit të federatës: Besim Hajdari, Besnik Behluli, Edona Shabani, Feim Rama, Jeton Oruçi dhe Linda Zeqiri.

Në fund u zgjodhën edhe tre anëtarë të rinj të këshillit mbikqyrës: Bekim Kryeziu, Dardan Imami dhe Veton Pira.