Jeta e ‘shthurur’ e një kampioni, femra, para, futboll…

Në një intervistë për mediat italiane, ish-sulmuesi i Interit, Christian Vieri, rrëfen për ngjarje të ndryshme në jetën e tij, si ato me femra ndërsa rikujton edhe historinë e largimit të Fenomenit nga Interi.  

“Në moshën 18 vjeç bëhesh maxhoren, mund t’i japësh më në fund një makine, mund të bësh shumë gjëra të tjera. Por 18-vjetorin tim e mbaj mend sepse në atë periudhë jam futur për herë të parë në diskotekën Pineta në Milano Marittima (zonë turistike në krahinën e Reggio Emilias) ku kam kaluar një kohë të madhe gjatë viteve”, rrëfen fillimisht Vieri, përcjell Gazeta Olle.

Image result for vieri vs elisabetta canalis

Elisabetta Canalis? Ma ka kaluar në telefon Iacchetti (një nga drejtuesit e emisionit Striscia la Notizia, tifoz i Interit). Canalis e kishte dorën e rëndë. E kam provuar sa herë që e zemëroja… Melissa Sattan e kam njohur kur ishte 18 vjeç, shumë e  bukur.  I kam thënë: ‘Dëgjo Melissa, tani je shumë e re, por sapo të mbushësh 20 vjeç dua të bëhem i fejuari yt…”.

Related image

“Janë shkruar shumë histori për lidhjet e mia. Duhet të jem i sinqertë, ato të shpikurat nuk kanë qenë shumë, pothuajse gjithçka që keni lexuar në gazeta dhe revista kanë qenë të vërteta”.

Image result for vieri and melissa satta

Më pas vjen pjesa kur Bobo shpjegon arsyen e largimit të tij nga Juventusi. “Një ditë Moggi më ka thirrur në zyrë: jam futur dhe kam gjetur aty menaxherin tim dhe Bettegan. Drejtori, me mënyrën e tij të qetë dhe sytë gjysmë të mbyllur, më ka thënë se ishte gati të më rriste rrogën, por se nuk mund të më jepte më shumë se dy miliardë e gjysmë lireta (rreth 1.250.000 euro) në sezon. Atletico Madrid ofronte tre e gjysmë (1.750.000 euro). ‘Do të shkoj në Spanjë’, kam thënë, dhe mbledhja ka përfunduar aty. E pranoj, kam vendosur duke menduar për portofolin. Nëse do të kthesha mbrapa, do të qëndroja tek Juventus”.

Image result for vieri juventus

Në vazhdim, Vieri ka zbuluar telefonatën që ka pasur me presidentin Moratti në kohën kur luante me Interin dhe në momentin që klubi kishte vendosur të shiste “Fenomenin”. “Një natë korriku (2002), në 3 e gjysmë të mëngjesit, unë kam qenë te Pineta duke festuar. Kam parë xhepin e pantallonave që është ndriçuar. Ishte celulari. Moratti!!!”.

– “Si je Bobo, dëgjo, këtu afër meje është Marco Tronchetti Provera”.

– “President, mos më thuaj që më more për të folur për Ronaldon”.

– “Bobo, ka dëshirë të largohet…”.

– “As mos e mendo, nuk mund ta shesim, nëse e bën këtë gjtihçka do të prishet”.

– “Ka probleme, me Kuperin nuk shkon aspak mirë”.

– “Problemet zgjidhen”.

Image result for vieri ronaldo

Por nuk mbaron me kaq, sepse Vieri ka zbuluar edhe një prapaskenë tjetër. Atë kur Interi ka qenë shumë afër Alessandro Nestës, para se ky të kalonte te rivalët e Milanit. “Pas pesë majit (2002) kam bindur Ronaldon dhe Recobën që të shkurtonim rrogat sepse do të vinte Nesta. Alessandro ishte dakord…”. Më pas ka ardhur befasia. “Një mëngjes më ka marrë në telefon Mao, djali i presidentit Moratti, ndërsa unë isha në hipodrom”.

Image result for vieri moratti

– “Bobo, e di që je i zemëruar, por Nesta kushtonte shumë”.

– “Edhe babai është i zemëruar, por mos u shqetëso: kemi marrë gjithsesi një kampion”.

– “Kë? Nuk ka lojtarë si Nesta në merkato… Kush është?”

– “Gamarra”.

Image result for carlos gamarra inter

Pasi ka dëgjuar emrin e paraguaianit, Vieri e ka humbur durimin: “Nuk thashë asgjë. Pa e mbyllur, e kam hedhur celularin drejt pistës së kuajve me gjithë forcën time. Nuk e kam parë më atë celular. Tani që mendohem, nuk kisha asgjë kundër Gamarra, ishte një mbrojtës i mirë, por Nesta në atë kohë ishte maksimumi, dhe ishte gati të vinte te ne”. /Gazeta Olle/

Image result for vieri nesta