Jeta e kampiones (VIDEO)

Majlinda Kelmendi e ka rrëfyer çdo detaj të jetës dhe të karrierës në dokumentarin e Federatës Evropiane të Xhudos. Kjo e fundit e ka përmbledhur karrierën e xhudistes pejane përmes projektit “Njihuni me kampionët”.

25-vjeçarja ka folur për fillimin e karrierës, vështirësitë nëpër të cilat ka hasur gjatë rrugëtimit e deri tek sukseset e njëpasnjëshme, që e bëjnë atë mbretëreshë të këtij sporti në botë. Majlinda është shembull i një sportisteje pa behane.

Majlinda Kelmendi ka qenë pjesë e serisë së dokumentareve të realizuara nga Federata Evropiane e Xhudos (EJU), e cila përmes projektit të saj takon kampionët e ndryshëm botërorë të xhudos, duke i njoftuar njerëzit me personalitetin, jetën dhe karrierën e tyre në detaje.

E Majlinda pa dyshim se ka pasur material të bollshëm për EJU-në, pasi vjen nga një vend i cili ka dalë nga lufta dhe ka hasur në vështirësi të ndryshme gjatë karrierës.

E lindur më 9 maj 1991 në Pejë, Majlinda ka folur për fillimet e karrierës e deri tek medalja olimpike, të cilën ua shtoi titujve të kampiones evropiane dhe asaj botërore, për ta kompletuar një karrierë të jashtëzakonshme deri më tash.

Ajo e kishte nisur karrierën qysh në moshën 8-vjeçare. “Motra ime më thërriste çdo ditë. Ajo vazhdonte të thoshte se ishte zbavitëse, por unë nuk dëshiroja të shkoja, sepse isha e qetë dhe nuk dëshiroja të takoja njerëz të tjerë. Nuk ishte dëshirë imja dhe në fillim nuk e kuptoja se çka po bënin”, tregon fillimisht Majlinda në dokumentarin në fjalë.

Loading...