Java e parë pa derbi në hendboll

Pas tre muaj pushimi nesër në program janë ndeshjet e javës së parë të edicionit të ri të Superligës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve. Federata e Hendbollit e Kosovës në bashkëpunim me  Shoqatën e gjyqtarëve dhe atë të trajnerëve i ka bërë të gjitha përgatitjet për një fillim, dhe shpresojmë që edhe skuadrat të jenë të gatshme për edicionin e ri.

Edhe në këtë edicion pritet që kampioni aktual Besa Famiglia të ketë fjalën kryesore, por edhe skuadrat e Kastriotit, Trepçës dhe Dritës që ka përforcuar radhët e tyre, duke mos e harruar Prishtinën do te jenë skuadrat që synojnë kreun e tabelës.

Skuadrat tjera Kosova, Zhegra, Vëllaznimi, Drenica dhe Llapi do te luftojnë për t’i ikur fundit të tabelës duke pasur parasysh ripërtërirjet e skuadrave. Derbi javës zhvillohet në Gjilan në mes Dritës dhe Trepçës, ku pritet një ballafaqim interesant.

Nesër, takohen: Prishtina-Drenica (15.30), Drita-Trepça (19.00), Kastrioti-Vushtrri (19.00) dhe të dielën: Vëllaznimi-Llapi (17.00),  Zhegra-Besa Famiglia (17.00). Te femrat, në javën e parë takohen: e shtunë –Deçani-Shqiponja (13.30), e diel – KEK-u-Istogu (13.30), Kastrioti-Prishtina (17.00)

Loading...