Java e nëntë mbyllet sot me dy ndeshje interesante

Java e nëntë e IPKO Superligës mbyllet sot me dy ndeshje, të cilat luhen në Skënderaj dhe Gjilan.
Në stadiumin Bajram Aliu, Drenica pret Dritën, ndërsa Dukagjini është mysafir i Gjilanit.
Fitorja e mundshme e Dritës ndaj Drenicës, do ta kthente skuadrën e Ardian Nuhiut në pozitën e parë.
Të dyja ndeshjet fillojnë në ora 14:30.