Java e ardhshme e Superligës, luhet të mërkuren

Java 29 e Raiffeisen Superligës dhe Java 26 e Ligës së Parë, do të luhen të mërkurën e ardhshme.

Kështu ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Kosovës.

Me shumë mundësi, kjo do të jetë xhiroja e parë pas pranimit në UEFA, pasi më 3 maj pritet të votohet pro anëtarësimit të Kosovës në shtëpinë më të madhe të futbollit evropian. /Olle