‘Jashtëtokësori’ Messi, katër gola në fitoren e Barçës

Barcelona ka shënuar fitore të lehtë në takimin e sotëm ndaj Eibar në kuadër të xhiros së 25-të në La Liga.

Lionel Messi, ishte fytyra kryesore e këtij takimi, shkruan Gazeta Olle.

Futbollisti më i mirë në botë në këtë ndeshje, shënoi katër golat e fitores, 5-0 të Barcelonës.

Madje, tre golat e parë erdhën në pjesën e parë të ndeshjes.

Kurse, i fundit erdhi dy minuta para fundit të takimit.

Ndërsa, pas një minuti shënoi edhe Arthur për rezutlatin final.

Me katër golat e sotme, Messi tashmë numëron 17 gola dhe 12 asistime në La Liga.

Me fitore, Barcelona kalon Real Madridin në renditje tabelore me 55 pikë, por që Real ka një ndeshje më pak të zhvilluar të cilën e luan gjatë natës së sotme./Gazeta Olle