Jashanica për Dinamon: Nuk shkojmë të dorëzuar

Bajram Jashanica ka komentuar duelin e radhës dhe vendimtarin për të hyrë në fazën e grupeve të Ligës së Evropës me Skënderbeun.

Skuadra e tij do të takohet me Dinamon e Zagreb, një kundërshtar mjaft i vështirë për t’ua kaluar.

Pavarësisht kundërshtarit me emër, ai beson se asgjë nuk është e pamundur.

“Do të mundohemi të bëjmë më të mirën që kemi bërë deri më tani. Nuk do të shkojmë të dorëzuar”, thotë mbrojtësi i Kosovës për Gazetën Olle.

Jashanica

“Kemi lojtarë shumë cilësor dhe grup shumë të mirë të lojtarëve. Do të jetë një ndeshje shumë e luftuar”, shtoi ai.

Dinamo – Skënderbeu luhet të enjten, kurse ndeshje e kthimit një javë më vonë.