Jashanica: Ndjenjë e papërshkrueshme, goli për të dashurën

Para pak vitesh lojtar i Rilindjes së Prishtinës, më pas edhe Hysit të Podujevës. Sot, në histori të Skënderbeut dhe të Ligës së Evropës. Emri i Bajram Jashanicës do të shkruhet me shkronja të arta në historinë e kampionit të Shqipërisë, pasi u bë lojtari i parë që shënon gol në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

Në një bisedë për GazetaOlle.com, Bajrami shpreh emicionet që i solli goli, pavarësisht se Sportingu i Lisbonës fitoi 5:1. Jashanica realizoi me kokë në minutën e katërt shtesë.

bajram jashanica

“Sigurisht, është një ndjenjë shumë e mirë, pasi nuk e mendoja se do të shënoja gol, e aq më pak ai të jetë historik. Kisha një ndjenjë të papërshkrueshme, sepse të shënosh në Ligën e Evropës dhe ndaj një kundërshtari shumë të fortë, është kënaqësi shumë e madhe”, thekson Jashanica për GazetaOlle.com.

Por, çka do të thotë ky gol historik për karrierën e tij? “Më jep motiv shtesë për të punuar edhe më shumë, në mënyrë që të arrjë edhe më shumë dhe të vazhdojmë të punë”.

barjaa

Mbrojtësi kosovar i Skënderbeut, ka një dedikim të veçantë për golin. “Golin ia dedikojë të dashurës time, pasi ishte i pari në Ligën e Evropës. Do ta mbajë shumë gjashtë në mendje këtë gol, pasi ka shumë vlera për mua”.

Jashanica i kthehet paksa prapa karrierës, kur luante me Hysin, derisa më pas ishte transferuar te Skënderbeu, nga të cilët në fillim ishte huazuar tek Besa e Kavajës.

bajram jashanicaa

 

Me punë, ai dalëngadalë arriti të fitojë zemrën e trajnerit dhe të bëhet pjesë e 11-shes së parë.

“Tek Hysi i mora hapat më të rëndësishëm të karrierës, kurse më parë isha pjesë e Rilindjes në kategoritë e reja. Normal që është vështirë të arrish këtu ku jam sot, por me punën që kam bërë me shumë trajnerë të mirë që  i respektojë jashtë mase, dhe bashkëlojtarët që më kanë përkrahur gjithë ato vite në Kosova, ia dola të transferohem në Shqipëri, ku niveli i futbollit këtu, sidomos tek Skënderbeu ku ka shumë lojtarë cilësor. Tani m’u realizua ëndrra të luajë edhe në Europa Ligë si dhe të shënojë gol”, theksoi lojtari i Përfaqësueses së Kosovës. /Olle/