Japonezët e presin ekipin e xhudos me flamujt e Kosovës

Ekipi i xhudos së Kosovës është pritur në mënyrë të jashtëzkonshme në Japoni.

Xhudistët tanë janë pritur me flamuj të Kosovës, të cilët barteshin nga fëmijë të ndryshëm japonezë.

Japonezët i dhuruan mikpritje kampionëve tanë, me të arritur në qytetin Sanjo, ku do të përgatiten për disa ditë, raporton Gazeta Olle.

Në videon e publikuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës në Instagram, shihen dhjetëra fëmijë duke mbajtur flamujt tanë.

Xhudo po përgatitet në Japoni para Kampionatit Botëror, që mbahet pikërisht në Tokio të Japonisë, prej 25 gusht – 1 shtator 2019.