Japonezët caktojnë datën e re për organizimin e Lojërave Olimpike Tokyo 2020

Japonezët kanë caktuar datën e re për organizimin e Lojërave Olimpike Tokyo 2020.

Për shkak të koronavirusit Covid 19, Lojërat Olimpike u shtyn për një vit.

Sipas mediave japoneze, Lojërat Olimpike tani do të mbahen prej 23 korrik 2021 – 8 gusht 2021, shkruan Gazeta Olle.

Presidenri i IOC-ut, Thomas Bach, kishte thene se Olimpiada do të mbahet para verës 2021.

Në këtë garë, nga Kosova vëmendjen më të madhe pritet ta ketë xhudistja më e mirë në botë, Majlinda Kelmendi, e cila do të mundohet ta mbrojë medaljen e fituar katër vite më parë.