Januzaj, foto dhe asgjë tjetër në mbrëmjen e ‘djajve’

Manchester United e ka organizuar ceremoninë e zakonshme me rastin e mbylljes së këtij edicioni të Premierligës, i cili për shkak të rikthimit në Ligën e Kampionëve, mund të konsiderohet si pozitiv për ‘djajtë’.

Në mbrëmjen e Unitedit kanë marrë pjesë të gjithë futbollistët, e në mesin e tyre normalisht ka qenë edhe kosovari Adnan Januzaj. Derisa edicionin e kaluar ishte njëri ndër më të dalluarit, e vetmja gjë që bëri Januzaj në këtë mbrëmje ishin fotot, shkruan GazetaOlle.com.

Çmimi për futbollistin e vitit të votuar nga lojtarët dhe nga tifozët e mori David De Gea, shpërblimin e golit më të mirë e mori Juan Mata (kundër Liverpoolit), derisa çmimet për lojtarët më të mirë U-21 dhe U-18, i morën Andreas Pereira dhe Axel Tuanzebe.