Januzaj: Fitore e mirë, jam i lumtur

Adnan Januzaj është ndier jashtëzakonisht i lumtur me golin e shënuar ndaj Aston Villas. Ai shpreson se tani ky gol do t’i ndihmojë të luajë sa më shumë.

“Po ndihem shumë mirë për golin dhe jam shumë i lumtur, sepse erdhi pas një kohe të gjatë ku nuk luaja, por me punë kam bërë që të kthehem sërish. Jam i lumtur që shënova dhe që i ndihmova skuadrës të shënojë fitore”, deklaroi Januzaj për ‘Sky Sport’, shkruan GazetaOlle.com.

“Shpresoj që tani pas këtij goli të luajë sa më shumë, mirëpo e di se duhet të vazhdojë të luftojë për një vend titullari”, shtoi ai.

Më pas, Januzaj ka shkruar në Twitterin e tij: “Fitore e mirë dhe i lumtur për golin”. /Gazeta Olle/

adnann twitter