Janë në bojkot në javën e fundit: Ky është njoftimi i bërë sot nga Vëllaznimi

Skuadra e Vëllaznimit nuk i ka fare punët mirë në këtë fillim të kampionatit.

Skuadra gjakovare është kapur nga një krizë e madhe financiare, shkruan Gazeta Olle.

Tashmë futbollistët e kësaj skuadre kanë hyrë në bojkot duke mos bërë as stërvitje në javën e fundit.

Por faqja e Vëllaznimit ka dhënë një lajm pozitiv gjatë ditës së sotme.

Aty shkruhet se futbollistët nesër do të rifillojnë stërvitjen nga ora 16:00.

Njoftimi i plotë:

NESËR RIFILLOJNË STËRVITJET E VËLLAZNIMIT

Pas një ndërprerje të stërvitjeve që po zgjat më shumë se një javë, sipas të gjitha gjasave, futbollistët e Vëllaznimit, nesër (e enjte), duke filluar nga ora 16:00, do të rifillojnë stërvitjet. Kjo është bë e mundshme pas një kompromisi në mes të zyrtarëve të Klubit dhe të futbollistëve e trajnerëve, të cilët, duket se e kanë kuptuar drejtë situatën aktuale nëpër të cilën po kalon Vëllaznimi, por njëkohësisht duke shpresuar se së shpejti do të gjendet një zgjidhje më afatgjate për këto probleme.