“Jam tifoz i Serbisë”, komentatori nga Shqipëria “masakrohet” në internet

Ndoshta askujt nuk i ka shkuar mendja që një shqiptar mund të bëjë tifo për kombëtaren e Serbisë në kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Por, publikisht në ekranin e “Ora News” komentatori Konstandin Grillo, ka deklaruar haptazi se do të jetë tifoz i Serbisë në Kupën e Botës.

“Jam tifoz i Serbisë, normalisht edhe me Holandën por mungon Holanda dhe jam një tifoz i Serbisë, pasi është edhe nga Ballkani, jemi të lidhur me futbollin serb, unë jam tifoz i Zvezdës që kur kam qenë fëmijë”, ishin fjalët e Kosta Grillos të televizionit publik shqiptar, që komenton ndeshjet e Kombëtares shqiptare.

Kjo deklaratë e Grillos ka shtyrë tifozët shqiptarë që të reagojnë në rrjetet sociale të cilët, nuk mund të besojnë ato që thotë ai.

Shikoni më poshtë reagimet e tifozëve shqiptarë…

 

 

 

 

 
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/tifozet-shqiptare-e-masakrojne-komentatorin-e-tvsh-se-qe-tha-se-eshte-tifoz-i-serbise-ne-rusi-548270/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright