“Jam duke shkuar drejt vdekjes por po luftoj për ta mposhtur sëmundjen” – Ish-futbollisti holandez përshëndet me lot në sy dhe i bënë të qajë 50 mijë tifozë

Dikur ikonë e klubit të famshëm skocez Rangers, por sot po lufton me një sëmundje të rëndë.

Fjala është për ish-mbrojtësin holandez, Fernando Ricksen i cili po vuan nga sëmundja e quajtur MND.

41-vjeçari së fundmi ka qenë i pranishëm në ‘Ibrox Stadium’ të Glasgowit ku u mirëprit nga 50 mijë tifozë para ndeshjes mes Rangers – Hamilton.

Ricksen doli me karrocë në fushë u ndihmuar nga familjarët dhe me lot në sy përshëndeti të pranishmit në stadium.

DPVJZNfXcAAkmcs

Tifozët e pranishëm në stadium u emocionuan nga pamja e holandezit dhe shumë nga ta u panë me lot në sy.

Ai pas ndeshjes ka folur për të përditshmen skoceze ‘The Sun’, ku ka treguar rreth sëmundjes së tij.

Ricksen ka thënë se është duke shkuar drejt vdekjes, por në të njëjtën kohë po lufton për ta mposhtur sëmundjen.

“Unë e di se çfarë do të jetë në fund rezultati i kësaj sëmundje, jam duke shkuar drejt vdekjes por nuk jam duke humbur kohë duke u ankuar, jam duke luftuar me të”.

GettyImages-72411344

“Jam realist dhe e di se për momentin nuk ka shërim MND, por unë dua të bëhem personi i parë që do ta mund këtë sëmundje”, ka deklaruar Ricksen.

41-vjeçari ka humbur aftësitë për të kryer shumë funksione themelore ndërsa sëmundja gjithashtu ka ndikuar keq në fjalimin e tij.

Ai thotë se të jetosh me këtë sëmundje është tejet e vështirë.

“Të jetosh çdo ditë me MND është e vështirë, por sa më gjatë të jetosh aq më e vështirë të bëhet jeta”.

ricken-hawking

Ndryshimet më të mëdha në vitin e fundit tek holandezi janë bërë në qafën dhe krahët e tij.

“Ndryshimet më të dukshme janë bërë në qafen dhe krahët e mijë”, deklaroi ish-reprezentuesi holandez.

Ricksen u frymëzua nga shkencari Stephen Hawking i cili ka të njëjtën sëmundje.

“Unë e di se shumica e njerëzve me MND vdesin brenda tre ose pesë vjetëve, por shikoni Hawking, ai është ende këtu. Dua të bëhem Hawking i ri”, deklaroi Ricksen.

DPVOAzYUMAA7Hq0

Krejt në fund ish-kapiteni i Rangers tregoi se nuk mund të pi më kafe.

“Pjesa më frustuese është se nuk mund të pijë më kafe dhe ta shoh Celticun duke fituar ligën”, përfundoi holandezi me buzëqeshje.

Ricksen përpos Rangersit ka qenë pjesë edhe e skuadrës së njohur holandeze AZ Alkmaar dhe asaj ruse Zenit St Petersburg.

Ai ka luajtur 13 ndeshje me Kombëtaren holandeze, ndërsa më 30 tetor të vitit 2013 zbuloi sëmundjen e tij.

GettyImages-658351

Shikoni këto momente emocionuese duke klikuar këtu.

DPVRUHHX4AAxDMj