Ja vendimi për Karim Benzeman

Trajneri i Realit, Rafael Benitez ka gëzuar skuadrën e tij, duke e blinduar Karim Benzeman nga Bernabeu.

Rafael Benitez ka thënë se Karim Benzema nuk ka gjasa të largohet nga skuadra e Real Madridit.

Ai kështu i ka dhënë një goditje mjaft të madhe Arsenalit i cili është në garë për shërbimet e francezit tashmë e një kohë të gjatë.

Përndryshe, Benzema është njëri nga sulmuesit më të mirë në botë, edhe pse te Reali shpesh ka dështuar të tregojë formën e tij më të mirë.