“Ja si u shitën Berisha dhe Olayinka”

Padyshim është njeriu i momentit. Shkumbin Cormemeti është njeriu që po bën fatin e Skënderbeut. Tashmë gjithchka është kryer dhe menaxheri i mirënjohur në një intervistë telefonike për Supersport rrëfen edhe prapaskenat e transferimeve të Peter Oliankës dhe Bernard Berishës.

“Olyainka dhe Berisha ishin pjesë e suksesit të Skënderbeut, një klub që bëri bujë në trojet tona, ndaj dhe erdhën transferimet e tyre. Olayinka që verës ishte ndjekur nga Gent mirëpo kur arriti kulmin në Ligat e Europës dhe tratativa u mbyll me sukses. Për Berishën, eh ishte e vështirë dhe u përpoqëm shumë pasi ishin të vërteta ofertat nga Gjermania, Italia dhe Belgjika, që i kishim të hapura por sinqerisht në fund doli Anzhi klubi që ofroi kushte shumë, mund të them 2-3 herë më të mira se klubet e tjera. Prandaj dhe ne e zgjodhëm edhe për shkaqe ekonomike por dhe sepse sipas meje Premier Liga Ruse është një ndër 5 ligat më të mira të Europës kështu që mund të them se i dhamë një përfundim shumë të mirë kësaj tratative”

Plot 1.6 milionë euro të arkëtuara prej transferimeve të tij, Olyainka dhe Berisha. Transferime rekord që ngrenë legjitime dhe pyetjen: futbollit shqiptar më parë i kanë munguar lojtarët apo menaxherët e mirë. Edhe pse në Korcë patjetër që duhet ti jenë mirënjohes, vetë Shkumbin Cormemeti meritat ja dedikon pikërisht suksesit të Skënderbeut

” Skenderbeu arriti kulmin prandaj edhe erdhën këto shifra marramendëse mirëpo unë them se është vetëm hapi i parë. Nuk dua të them, edhe ne bëjmë punën tonë por edhe futbollistët duhet të dijnë të japin më të mirën në fushë. Mund të them që është dicka e përbashket mes klubit dhe agjentit”.

Cila do të jetë goditja e bujshme e rradhës?. Një yll në ngritje i Kategorisë Superiore është Liridon Latifi, sërish një klient i Cormemetit për të cilin menaxheri parashikon kulmin në verë.

“Latifi ka arritur një nivel shumë të lartë në Europa League, por nuk dua të flas për verën, pasi jam i sigurt se ai duhet të rrijë deri në fund të këtij kampionati te Skënderbeu pastaj të shohim gjërat si do të vijnë dhe cfarë do të ndodhi”.

Nga një menaxher me ekspeirencën dhe njohjet e Cormemetit, në këto ditë merkatoje dimri padyshim që është mjaft i rëndësishëm dhe opinioni se cili prej klubeve të Kategorisë Superiore ka lëvizur më mirë deri më tani në merkato.

“Normal që e ndjek merkaton. Jam në një bashkëpunim shumë të afërt me Skënderbeun dhe sidomos zotin Takaj që kemi një gjuhë të përbashkët pasi i kupton idetë dhe projektet ndaj jemi në rrugë shumë të mirë. Skënderbeu ka marrë deri tani brazilianin Renato dhe Valmir Nafiun që mendoj është një goditje shumë e fortë, një super futbollist. Mund të flas edhe për Flamurtarin që po bën një tratativë të madhe pasi ka sjellë futbollistë që premtojnë dhe kanë goxha potencial nëse shikon CV e tyre”.

Por cili mund të jetë katapultimi i madh nga Kategoria Superiore. Një menaxher si Cormemeti këtu nuk mund të përmendë emra, por lë të kuptohet se futbollistët që premtojnë shumë nuk mungojnë, tashmë rruga është e hapur.

“Nuk dua të flas me emra sepse besoj nuk do ndihen mirë futbollistë, mirëpo ata që kam unë dhe që i prezantoj janë të një niveli sh të lartë dhe jam i sigurt se me punën që kemi nisur nëse e vazhdojmë dhe ata e ndjekin rrugën e Berishës dhe Olyainkës”.

loading...