Ja si u pritën lojtarët e Barcelonës nga tifozët e Liverpoolit

Skuadra e Barcelonës ka mbërrotur në Liverpool, për t’u bërë gati për sfidën kthyese gjysmëfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Tifozë të shumtë e kanë pritur Barcelonën para hotelit në Liverpool ku është vendosur deri pak para ndeshjes me ekipin e trajnerit Jurgen Klopp, sfidë që luhet nesër mbrëma nga ora 21:00.

Ekipi spanjoll me një këmbë thuajse është në finale pasi ka fituar sfidën e parë në “Camp Nou” me shifrat 3-0, me dy gola të Lionel Messit dhe një të Luis Suarez, transmeton Reporteri.

Vetëm ndonjë superparaqitje e Liverpoolit mund të bëjë që të sigurojnë finalen. Por shpresat shuhen kur dihet se do luajnë pa dy lojtarët kyç, Mohamed Salah e Roberto Firmino.

Ndërsa te ekipi katalanas mungon vetëm Dembele i cili në sfidën e parë lëshoi një rast të pastër për të shënuar gol.