Ja si shprehet Zidane pas eliminimit nga Kupa e Mbretit

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, merr përgjegjësitë për eliminimin e turpshëm të Real Madridit nga Leganes në Kupën e Mbretit.

“Pasi fituam në ndeshjen e parë, luajtëm shumë keq në shtëpi. Mund të themi çfarë të duam, por kjo është një mbrëmje shumë e vështirë. Jam përgjegjës dhe shumë i mërzitur me veten për këtë që ndodhi”.

Image result for zidane vs leganes

“Sot jam unë ai që ka dështuar. Nuk mund të eliminoheshim me atë rezultat që kishim marrë në takimin e parë. Jemi shumë të zhgënjyer. Siç e thash, marr përgjegjësitë.”

Zizou shmang kritikat ndaj futbollistëve dhe fajëson veten për këtë që ndodhi.

Image result for real madrid vs leganes

“Po, është momenti im më i vështirë. Nuk e kuptoj sesi ndodhi. Nuk jam i mërzitur me futbollistët, por me veten. Edhe pse kanë një pjesë të fajit, sepse ata luajnë në fushë, jam unë përgjegjësi.”

Zidane theksoi se ndeshja ndaj PSG në Champions, është vendimtare për fatin e tij, pasi një eliminim i mundshëm do të thotë dështim total në këtë sezon dhe largim nga ‘Mbretërit’. /Gazeta Olle/

Image result for zidane vs leganes