Ja si po shkojnë bisedimet Tirana – Lladrovci

Klubi më i madh në Shqipëri, Tirana është duke negociuar me kapitenin e Feronikelit, Lapidar Lladrovci. Bisedimet nuk janë në rrugën e duhur në mes 24-herë kampionëve të Shqipërisë dhe mbrojtësit nga Drenasi.

“Më shumë jam larg Tiranës se afër. Do të bisedojmë edhe një herë për t’i shikuar edhe kushtet. Problem mbetet edhe konkurrenca, pasi që nuk jam në gjendje që të qëndroj në stolin rezervë. Gjithçka do të mësohet shumë shpejt”, ka thënë Lapidar Lladrovci për www.sportal.al.

Lapidari në edicionin e kaluar arriti që me skuadrën e Feronikelit të fitojë titullin e kampionit, si dhe “Digitalb Kupë” e Kosovës.