Ja si kujdeset Feronikeli për futbollistët e vet

Kjo po vërehet viteve të fundit te skuadra kampione në fuqi, Feronikeli.

Udhëheqësit e klubit nga Drenasi, çdoherë i kanë dalë në krah futbollistëve të lënduar, duke ia hequr shpenzimet e shërimit.

Një gjë të tillë e ka pohuar për Gazetën Tribuna, zëdhënësi i “Niklit”, Shaban Mehmeti.
“Në kampionatet e fundit disa lojtar janë lënduar rëndë dhe është dashtë intervenime mjekësore që kane kushtuar, e qe për lojtarët e lënduar do të ishte një barrë e madhe. Si lëndime më të rënda prej se jemi në Superligë janë lëndimet e Qëndrim Dautajt, Argjend Bardhit, Elhami Berishës dhe ky i fundit i Behar Maliqit. Në të gjitha këto, klubi ka qenë i përgjegjshëm duke ia paguar shpenzimet e sharmit”, ka thënë Mehmeti.

Sipas tij, Feronikeli ende nuk e ka të rregulluar çështjen e sigurimeve të lojtarëve dhe punëtorëve, por në këtë drejtim gjërat shume shpejt priten të lëvizin.

Në fund, Mehmeti i njohur si “Spilo” theksoi se Feronikeli iu ka dalë në ndihmë lojtarëve dhe do të iu del çdoherë kur ata kanë nevojë.

Lëndimi i fundit te skuadra kampione, ka ndodhur të martën, ku futbollisti Behar Maliqi, i ka lënduar ligamentet në ndeshjen kundër Gjilanit.

Maliqi e pohoi të premten për Gazetën Tribuna se shpenzimet do ti heq Feronikeli.
“Shpenzimet do ti heq klubi. Në këtë drejtim kanë qenë korrekt dhe e kanë dëshmuar disa herë”, është shprehur Maliqi.