Ja si e komenton Louis van Gaal golin e Adnan Januzajt

Adnan Januzaj ia siguroi fitoren Manchester Unitedit 1:0 ndaj Aston Villas në udhëtim. Talenti kosovar realizoi golin e vetëm, pas një driblimi fantastik.

Pas ndeshjes nuk mungoi komenti i trajnerit Louis Van Gaal për golin e Januzajt.

“Ne shënuam një gol të mrekullueshëm me një passim fantastik nga Juan Mata dhe një përfundim nga Adnani”, deklaroi Van Gaal për Sky Sports.