Ja si do të duket ‘Loro Boriçi’ (FOTO)

Pas disa muajsh do të shohim një “Loro Boriçi” ndryshe, modern dhe fuksnional. Një ndërthurje mes të kaluarës dhe të ardhmes. Një tribunë qendrore tërësisht e re dhe rinovimi i ekzistuesve. 17 mijë vende të ulura, për më tepër spektatorë ku të gjesh një biletë për të ndjekur Kuqezinjtë do të jetë më e lehtë.

Kombëtarja dhe Shkodra do të kenë një arenë futbolli ku lojtarët dhe tifozët të ndjehen si çdo Europian. Pritet të punimet të nisin shumë shpejt me shpresë që të jetë gati për muajin tetor ku luajnë takimet e fundit të kualifikueseve të Euro 2016 në fushën tonë. Në këto foto paraqitet ideja e arkitektit Australian, Peter Wilson, transmeton sportal.al.

Për rinovimin e “Loro Boriçi” parashikohet të shpenzohen rreth 10 milionë euro. Kjo shumë është dy herë me e lartë se ajo që u përdor për rinkostruksionin e Elbasan Arenës.

Stadiumi i Shkodrës hapi dyert në 1953, ndërsa me kalimin e viteve pësoi disa ndryshime. Në këtë arenë futbolli janë zhvilluar disa ndeshje të Kombëtares zyrtare dhe miqësore. “Loro Boriçi” është edhe shtëpia e Vllaznisë, një nga klubet më të njohur të futbollit shqiptar.

 

1

 

3

 

4

 

5

 

6