Trajneri mbron Luizin (VIDEO)

Paris Saint-Germain ka dështuar keq përballë Barcelonës në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Kampioni i Francës u mposht 3:1, derisa mbrojtësi brazilian David Luizin, nuk ishte në lartësinë e tij pasi Luis Suarez bëri hajgare më të në dy raste duke ia futur topi ndër këmbë.

Luiz, i cili hyri në fushë në vend të Thiago Silvas të lënduar, u turpërua keq nga sulmuesi i Barçës, Luis Suarez. Por, trajneri i Paris Saint-Germain, Laurent Blanc ka mbrojtur brazilianin.

“Lëndimi i Thiago Silva ishte fillimi i problemeve tona. Ne kishim për ta zëvendësuar Silvan me një lojtar i cili nuk ishte 100 përqind i gatshëm për lojë”, ka deklaruar Blanc pas ndeshjes.

 

https://www.youtube.com/watch?v=l5BcVQyj7m0