Ja sa vota i duhen Kosovës për pranim në UEFA

Më 3 maj shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, do të votojë për pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në Kongresin e 40-të që do të mbahet në Budapest të Hungarisë, 54 shtete anëtare të UEFA do të vendosin nëse atyre do t’iu bashkohet një anëtare e re, Kosova.

Për t’u bërë anëtare e UEFA-s Kosovës i duhen 28 vota, ka thënë Fadil Vokrri në një prononcim të shkurtër për Indeksonline.

“Kosovës i duhen 28 vota nga 54 shtete, apo shumica e thjeshtë e votave”, ka thënë Vokrri, që nesër me delegacionin e FFK-së do të udhëtojnë për në kryeqytetin hungarez.