Ja sa ulëse do të ketë stadiumi i Prishtinës, pas rinovimit

U tha se do të jetë gati në pranverën e vonshme, por renovimi komplet i stadiumit të Prishtinës mund të marrë kohë.

UEFA, pasi javë më parë dërgoi tre inspektorë për të inspektuar stadiumin që po rinovohet tash e dy vjet gati, në letrën kthyese ka ngritur shqetësime serioze nëse stadiumi do të jetë gati për ndeshjen e parë të Përfaqësueses së Kosovës në Ligën e Kombeve, që luhet më 10 shtator.

Ndryshe, kapaciteti i ulëseve në stadiumin e Prishtinës do të jetë saktësisht 13429, shkruan Gazetasheshi.com.

Kësisoj, stadiumi ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë mbetet më i madhi në vend për nga numri i ulëseve.

Stadiumi i Prishtines