Ja sa tifozë priten të jenë sot prezent në “Elbasan Arena”

Kur duhen edhe afro 2 orë nga starti i sfidës Shqipëri-Islandë, atmosfera në Elbasan ka filluar të ndizet.

Tifozët kuqezinj kanë nisur të hyjnë në shkallët e stadiumit, teksa mësohet që deri në këto momente numri i biletave të shitura është 6 mijë.

Theksojmë se vazhdon shitja e biletave pranë sporteleve në “Elbasan Arena”, teksa pjesëmarrja pritet të jetë e kënaqshme.

Nuk mungojnë as flamujt e kuqezi në rrugët e Elbasanit si dhe suveniret e ndryshme!/Panoramasport

Image