Ja sa serioz është lëndimi i Rashicës

Milot Rashica shkëlqeu përballë Augsburgut, duke shënuar dy super gola, shkruan Gazeta Olle.

Por, Rashica ishte i pafat pasi u detyrua ta lë fushën në minutën e 33-të pas një lëndimi dhe u zëvendësua nga Florian Kohfeldt.

“Shpresojmë që të mos jetë serioz”, thuhet në postimin e klubit të Werder Bremen.

Futbollisti nga Kosova po përjeton një vit të jashtëzakonshëm pasi deri më tani në 2019 ka shënuar katër gola, ndërsa në gjithë sezonin ka pesë gola.