Ja sa paga të stinorit vjeshtor, u kanë mbetur borxh klubet e Superligës, futbollistëve të tyre

‘Perdja’ e stinorit vjeshtor në elitën e futbollit kosovar, ka përfunduar. Disa nga klubet e futbollit kosovar janë treguar korrekte me futbollistëtë e tyre, e disa të tjera u kanë mbetur borxh.

Gjilani tentoi që ta fitojë titullin e kampionit vjeshtor, nuk e arriti një gjë të tillë, por kjo skuadër është “kampione” në elitë për mos-kryerjen e detyrime ndaj futbollistëve.

Më 13 dhjetor, kryesia e Gjilanit hyn në minus dy rroga ndaj lojtarëve, transmeton Gazetaolle.com.

Ndryshe, kampioni vjeshtor, skuadra e Feronikelit, më 15 dhjetor do t’ua japë rrogën e fundit lojtarëve, kur përfundojnë edhe stërvitjet.

Një gjë të tillë pritet ta bëjnë edhe Trepça ’89, Drenica, Drita, Vushtrria, Prishtina dhe Besa.

Në anën tjetër, obligimet ndaj lojtarëve i kanë kryer Hajvalia, Liria, Llapi dhe Istogu. (Gazetaolle.com).