Ja sa pritet të mungoj Liridon Latifi

Liridon Latifi nuk ka asgjë serioze. Eshtë ky verdikti që kanë nxjerrë ekzaminimet që janë bërë ditën e djeshme tek mesfushori kosovar, i cili sipas mjekëve do të mungojë vetëm dy javë, pasi ka një tërheqje muskulore të shkallës së dytë.

 

Latifi, megjithatë, është një humbje e madhe, edhe pse rezultati i sfidës në Kishinjev i jep mundësi korçarëve që edhe të bëjnë pa kosovarin. Madje, ai dha edhe asistin për Salihin në sfidën e parë, duke rezultuar deçiziv edhe në Iraldën e Veriut, ndaj Krusejdërs. Megjithatë, rikuperimi për 15 ditë është diçka që qetëson tifozët e Korçës, duke qenë se Latifi do të jetë gati për sfidat e plejofit të mundshëm, kur edhe do të duhen shërbimet e tij./sportekspres.com