Ja sa para fiton kampioni i Kosovës këtë edicion

Edhe këtë vit kampioni i Kosovës do të luaj në raundin parakualifikues të Ligës së Kampionëve në mënyrë që të inkuadrohet në rrethin e parë kualifikues.

Sikur edicionin e kaluar edhe sivjet do të organizohet mini turne mes kampionëve të 4 shteteve, Kosovës, Gjibraltarit, San Marinos dhe Andorrës dhe UEFA ka vendosur që këto ndeshje të zhvillohen në Prishtinë.

Kampioni i Kosovës i ka të sigurta 310 mijë euro, prej tyre 260 mijë euro nga UEFA dhe 50 mijë nga Federata e Futbollit të Kosovës, shkruan Indeksonline.

Nëse kalohet edhe rrethi parakualifikues, kampioni i Kosovës do të pasurohet edhe me 230 mijë euro.

Pas humbjes që pësoi Llapi të shtunën nga Prishtina, dy kandidatët kryesor për të fituar këtë shumë të parave janë Feronikeli dhe Prishtina.