Ja sa kushton bileta për ndeshjen kundër Rumanisë

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) njofton opinionin sportdashës së biletat për ndeshjen Kosova-Rumania që do të zhvillohet më 24 shkurt në Prishtinë do të dalin në shitje më 23 shkurt.

Çmimi i biletave do të jetë 2 Euro, ndërsa për bileta VIP do të jetë 10 Euro.

Dueli Kosovë-Rumani i takon Grupit B të parakualifikimeve për Eurobasket 2021, transmeton Gazeta Olle.

Ndeshja do të zhvillohet më 24 shkurt duke filluar nga ora 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Biletat do të shiten para Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë tek obelisku “NEWBORN”.

Për orën e saktë të shitjes së biletave më 23 dhe 24 shkurt, FBK do të njoftojë opinionin gjatë javës së ardhshme.