Ja sa do të paguhet Aaron Ramsey në Juventus?

Aaron Ramsey ka rënë dakord për një kontratë 5-vjeçare me Juventusin, me vlerën 40 milionë funte dhe do të bashkohet me kampionët italianë si një transferim i lirë, në fund të sezonit.

Mesfushori e ka diskutuar këtë lëvizje për javë të tëra dhe do të largohet nga Arsenali pas 10 vitesh në këtë klub, transmeton Gazeta Olle.

28-vjeçari uellsian do të paguhet rreth 140.000 £ në javë (7.2 milionë £ në sezon), duke u bërë lojtari i dytë me pagën më të lartë te bardhezinjtë, pas Cristiano Ronaldos. Futbollisti në fjalë do të lërë pas vetes në këtë drejtim Paulo Dybala dhe Douglas Costa.