Ja sa bileta janë shitur për ndeshjen Drita – Malmo

Interesimi për ta parë nga afër ndeshjen ndërmjet Dritës dhe Malmos është shumë i madh.

Mësohet se deri më tani janë shitur afro 10,000 bileta, ndërkohë që kanë mbetur edhe dy ditë deri në zhvillimin e ndeshjes.

Biletat do të dalin në shitje edhe në Prishtinë dhe Mitrovicë gjatë ditë së sotme (e hënë).

Ato mund ti gjeni në Sheshin “Nëna Terezë” (Prishtinë) dhe Lokali K-Mobile (afër Teb Bankës në Mitrovicë).

Çmimi i biletave fillon nga 3 euro, 5 euro, 7 euro dhe 10 euro.

Fotografia e Drita FC