Ja rekordi i ri i arritur nga Messi

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka thyer edhe një rekord në futbollin spanjoll.

Argjentinasi shënoi dy herë në ndeshjen ndaj Eibarit, të cilën Barça po e fiton me rezultat 4:0.

Me këta gola ai arrin për herë të tetë në shifrën e më shumë se 20 golave në një sezon në ‘La Ligë’.

Cristiano Ronaldoka arritur ta bëjë këtë në shtatë sezone, ndërsa Alfredo Di Stefano, Ferenc Puskas, Quni dhe Telmo Zara kanë arritur ta bëjnë në gjashtë sezone.