Ja pse erdhi Milot Rashica në Kosovë

Futbollisti nga Vushtrria, Milot Rashica, që luan te skuadra holandeze, Vitesse, pas një muaji qëndrim në Holandë, ka ardhur në Kosovës.Në një prononcim për Gazetën Tribuna, Rashica ka thënë se ka ardhur vetëm për një ditë që ta shoh familjen dhe të dashurën e tij.

“Kam ardhur vetëm për një ditë dhe të hënën do të shkojë përsëri në Holandë. Arsyeja pse ka ardhur është ta shoh famieljen dhe të dashurën për të cilët isha mërzitur. Por ashtu kam takuar edhe shumë shokë”, ka thënë Rashica.

Ai nënvizoi se do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit të Ligën e Evropës kundër Sauthemptonit që luhet të enjten.

“Jam i gatshëm të luaj në ndeshjen e kthimit kundër Sauthemptonit. Kam luajtur 30 minuta edhe në ndeshjen e parë të cilën e humbëm. Shpresojmë që të kualifikohemi edhe pse do të jetë e vështirë pasi kemi humbur 3:0 në ndeshjen e parë”, përfundoi Rashica.

11836888_1649514895335107_1024117195216284608_n