Ja përforcimet e fundit te Trepça, priten edhe katër lojtarë nga Koreja

Trepça ka nisur të mendojë shumë seriozisht për edicionin e ardhshëm. Skuadra nga Mitrovica e cila në këtë edicion e humbi statusin e skuadrës elitare, synon që mos të qëndrojë më shumë se një edicion në Ligën e Parë. Ky ekip ka nisur të përforcohet shumë fuqishëm.

Emin Baliqi, Shpëtim Fetahu, Sadri Ademi, Fetah Ibrahimi kanë firmosur me Trepçën.

Afër është janë edhe Blerim Berisha e Enis Manxholli. “Këto janë përforcimet për momentin. Jemi afër edhe me Blerim Berishën dhe Enis Maxhollin. Jemi në bisedime edhe me dy lojtarë të cilët shumë shpejt pritet të na bashkohen”, deklaroi drejtori i klubit, Fidaim Haxhiu për Gazetaolle.com.

“Në fund të muajit në skuadrën tonë të vijnë edhe katër lojtarë nga Koreja”, përfundoi Fidaim Haxhiu.

Ndryshe, Trepça ende nuk e ka zgjidhur çështjen e trajnerit për edicionin e ardhshëm.